Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

Policia ndëshkon shoferët për tejkalim shpejtësie dhe gara ilegale

Në dy raste të ndara, të kapura nga kamerat policore, Policia e Kosovës ka identifikuar dhe ndëshkuar shoferët për tejkalim shpejtësie dhe për gara ilegale.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë patrullimeve në lëvizje ka identifikuar një shofer duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar, të cilit i është shqiptuar gjobë për kundërvajtje.

Po ashtu, Policia njofton se ka identifikuar edhe shoferë të hasur në trafik duke bërë gara ilegale të shpejtësisë me mjetet e tyre, të cilëve gjithashtu u janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje.

“Policia gjatë patrullimit në lëvizje identifikon shoferin duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar, të njëjtit i shqipton gjobë për kundërvajtje. Policia identifikon shoferët e hasur në trafik duke bërë gara ilegale të shpejtësisë me mjetet e tyre, të njëjtëve ju shqipton gjoba për kundërvajtje!”, ka njoftuar Policia e Kosovës, duke publikuar edhe video të kapura nga kamerat policore.