Policia në Gjakovë ka njoftuar se një i dyshuar për vjedhje është identifikuar pas kërkesës për bashkëpunim me qytetarë dhe media.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë njofton opinionin publik se, pas publikimit më datë 26.01.2026 të video-incizimeve dhe fotografive me qëllim të identifikimit të personit të dyshuar, lidhur me rastin e vjedhjes të iniciuar në Stacionin Policor Malishevë, është arritur identifikimi i tij.”
Policia ka falënderuar qytetarët dhe mediat.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen e treguar, bashkëpunim ky që vazhdon të jetë thelbësor në parandalimin dhe luftimin e veprave penale. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, duke vepruar gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me respektim të plotë të të drejtave të njeriut.”



Të tjera
Mësoni për vetëm pesë sekonda se sa ju janë dëmtuar flokët
Theri me thikë vajzën në Durrës, babai: Isha i dehur, më injoronte, doja të bisedonim!
Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës për ryshfet