Mbrëmë rreth orës 22:00, Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të një veture në Prishtinë.
Njësia policore që ishte në një pike kontrolli në Mitrovicë kishte vërejtur automjetin që ishte lajmëruar si i vjedhur, zyrtarët policor kanë tentuar ta ndalojnë automjetin, mirëpo ngasësi nuk ishte ndaluar.
“Zyrtarët policor kanë tentuar ta ndalojnë automjetin, mirëpo ngasësi nuk ishte ndaluar në urdhrin e policisë por kishte vazhduar me shpejtësi të madhe kështu që njësia policore ishte vënë në ndjekje të automjetit dhe pas një kohe kanë arritur që të ndalojnë automjetin në fshatin Vllahi të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se personi i dyshuar për vjedhjen e veturës është arrestuar, ndërsa vetura pas procedurave i është kthyer pronarit.



Të tjera
Pesë shenja që tregojnë se duhet të eliminoni glutenin nga dieta juaj
5 trika psikologjikë që jua stërvisin trurin për të qenë inovativ
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha