Policia e Kosovës ka ndaluar hyrjen e veturave nga Serbia për në Kosovë përmes pikës zero në Bërnjak.
Kjo është bërë me qëllim të ruajtjes së procesit zgjedhor, pasi afër kësaj pike është një qendër e vendvotimit.
Gazetari i Tëvë1, Venhar Isufi ka bërë të ditur se veturat që lëviznin nga Kosova në drejtim të Serbisë lejohen të qarkullojnë.
Në veri të Mitrovicës ka pasur votim në mënyrë të organizuar. Ndërsa që ka pas raportime dhe nga mediat serbe se një grup i serbëve nga Kusca e Madhe dhe Koretishta janë parë duke u drejtuar në mënyrë të organizuar drejt qendrave të votimit.



Të tjera
Ky ushqim i shëndetshëm mund të jetë shkaku i shumë sëmundjeve
Xhaka asiston në golin e parë të Sunderlandit ndaj Leeds
Jo `normalizimit` të ndërhyrjes së Serbisë