Njësitë policore të Departamentit të Kufirit dhe Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë kanë parandaluar një rast kontrabande me cigare në veri të Kosovës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 25 gusht 2025, në fshatin Cerajë të Leposaviqit, është gjetur një automjet i braktisur VW Transporter, i mbushur me rreth 797,000 copë cigare pa banderola, që dyshohet të jenë kontrabanduar nga Serbia.
Sipas policisë, vlera e mallrave të kapura arrin në rreth 80,000 euro.
Me autorizim të prokurorit të Shtetit, automjeti dhe cigaret janë dërguar në terminalin doganor për trajtim të mëtejshëm. 



Të tjera
Xhinxheri dhe mente përshpejtojnë rënien në peshë
6 shenjat që jep trupi para goditjes nga ataku kardiak
Si ta ndaloni kollën tek bebet me metoda natyrale?