Tri raste të fotografimit të votës janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se rastet dyshohet se kanë ndodhur janë në Prishtinë, Podujevë dhe Drenas.
“Deri tani në rajonin e Prishtinës kemi pranuar tri informata (Një në Podujevë, një në Drenas dhe një në Prishtinë), ku dyshohet se janë fotografuar fletëvotimet. Informacionet po trajtohen në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti.



Të tjera
U interesua për Mastantuonon, Reali e refuzon Napolin
Kërpudhat mund të forcojnë sistemin tuaj imunitar
Aparatet që harxhojnë energji edhe kur nuk përdoren