Policia e Kosovës ka njoftuar opinionin publik se më 11.03.2026, pas pranimit të një urdhri me shkrim nga Gjykata Themelore në Prizren, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë kanë realizuar një kontroll në një banesë në Suharekë, përcjell KosovaPost.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës njofton opinionin publik se më 11.03.2026, pas pranimit të një urdhri me shkrim nga Gjykata Themelore në Prizren, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë kanë realizuar një kontroll në një banesë në Suharekë.
Kontrolli është kryer në shtëpinë ku banonte i dyshuari L.Sh., në Suharekë.
Gjatë kontrollit policor janë gjetur dhe sekuestruar rreth 178.72 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 0.91 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Po ashtu janë sekuestruar edhe një armë zjarri automatike (dyshohet me gas) e markës BLOW/SWAT pa numër serik me një karikator, 16 fishekë të kalibrit 9 mm, një rrotull foli alumini dhe një telefon mobil.
Gjatë kontrollit janë gjetur edhe katër shishe të përgatitura në mënyrë artizanale, të dyshuara se përmbanin lëndë djegëse me mekanizëm ndezës.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjithashtu para të gatshme në vlerë prej 350 euro dhe 60 franga zvicerane, si dhe një çelës i derës së banesës.
Lidhur me mjetet e rrezikshme të gjetura, në vendngjarje është thirrur njësia EOD, e cila i ka tërhequr ato për trajtim dhe asgjësim të sigurt.
Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ai është dërguar në qendrën e ndalimit.
Rasti është iniciuar për veprat penale nga nenet 267 dhe 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësia në Prizren.



Të tjera
10 burimet kryesore të stresit te fëmijët
Mjekët rekomandojnë ecjen në mal – tregojnë të mirat
Nuk mjafton ndërrimi i këllëfëve, duhet të lani edhe jastëkët