Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në fshatin Mexhexhi, komuna e Zubin Potokut, ku është zbuluar dhe sekuestruar një sasi e armëve që mbaheshin pa leje.
Ngjarja ka ndodhur të premten me 16 maj, rreth orës 13:30, ku i dyshuari, një mashkull kosovar, pas kontrollit është ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor.
Gjatë kontrollit, janë sekuestruar një pushkë gjuetie, një armë gjysmë automatike, një pushkë ajrore si dhe katër fishekë.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Të tjera
ShBA, gjithmonë mike e popullit të Kosovës – do të vlerësojmë veprimet e Qeverisë në detyrë
Sot në Hagë, hapen faqet e dëshmive, të vërtetës për UÇK-në
Katari aleat i shkëlqyer i SHBA, ki kujdes!