Policia e Kosovës ka identifikuar dhe ndërhyrë në dy raste të ndara të kontrabandës dhe transportit të paligjshëm të drunjve për zjarr, në fshatin Brainë të komunës së Podujevës.
Rreth orës 16:30, njësitet policore gjatë patrullimit në zonë kanë ndaluar një kamion, që drejtohej nga një person mashkull kosovar, ku pas kontrollit është konstatuar se kamioni ishte i ngarkuar me dru, për të cilët dyshohet se ishin kontrabanduar nga territori i Serbisë.
Në të njëjtën zonë, rreth orës 19:30, policia ka hasur disa persona duke ngarkuar dru në një kamion me targa vendore.
Sasia e druve – 6.5 metër kub, sipas vlerësimit të zyrtarëve të ekonomisë pyjore në Podujevë, është konfiskuar nga policia, ndërsa i dyshuari dhe kamioni janë liruar në konsultim me prokurorin e rastit.



Të tjera
Rritet fuqia e pasaportës kosovare sipas Indeksit Henley
Bashkëpunimi ynë, prioritet strategjik kombëtar
Bima e cila forcon potencën seksuale