Policia e Kosovës, respektivisht Departamenti për Kufi, në kuadër të bashkëpunimit me Policinë Federale Gjermane, ka organizuar një trajnim taktik për kontroll të kamionëve në kufi me anë të pajisjes speciale detektimi i rrahjeve të zemrës e cila identifikon rastet e kontrabandimit me njerëz pa pasur nevojë të bëhet hapja e automjeteve, por vetëm me imazhet që pranohen nga kjo pajisje, transmeton KosovaPost.
Sipas Policisë, ky trajnim ka filluar nga data 5 maj dhe do të vazhdojë deri më 9 maj 2025, ku pjesëmarrës të këtij trajnimi janë gjithsej 15 zyrtarë policorë nga tri drejtori rajonale të Policisë Kufitare, të cilët janë trajnuar nga trajnerë gjermanë profesionalë në përdorimin e kësaj pajisje.
“Trajnimi vlerësohet se ka qenë shumë profesional dhe i frytshëm si nga trajnerët gjermanë ashtu edhe nga zyrtarët policorë, pjesëmarrës të këtij trajnimi, në të cilin janë shkëmbyer përvoja të ndërsjella për teknikat e kontrollit në kufi, sigurinë gjatë kontrollit si të personave dhe automjeteve, e me theks të veçantë përdorimi i pajisjes së lartcekur për detektimin e rasteve të kontrabandimit me njerëz”, thuhet në njoftimin policor.
Policia ka shprehur mirënjohje ndaj shtetit gjerman, Ambasadës dhe Policisë Federale, për ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe logjistike të punonjësve të Policisë së Kosovës, e në veçanti të Policisë Kufitare.



Të tjera
10 kuriozitete rreth bebeve!
Dhuratat që s’duhet t’ia bëni partnerit për Shën Valentin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën