Mendësia primitive nga serbët vazhdon.
Ata po vazhdojnë me provokime të rënda ndaj Republikës së Kosovës.
Serbët kanë dhimbje të madhe në vitet e fundit, sepse nuk po mund të durojnë sukseset e mëdha të futbollit të Kosovës, siç ishte rasti me Kombëtaren e Kosovës, po ashtu edhe me kampionin e Kosovës, Dritën e Gjilanit, që arriti deri në play-off të Conference League.
Kulmi i suksesit janë pesë medalje olimpike dhe mbi 40 medalje të nivelit të lartë botërorë nga xhudo dhe dy medalje të bronzta nga boksi i Kosovës, një në Kampionatin Evropian e tjetra në Kampionatin Botëror.
Ndërsa serbët ishin pranë ekraneve televizive dhe para gazetave duke lexuar për suksesin e Republikës së Kosovës dhe të tronditur.
Mediumi serb “Veçernj Novosti”, ky medium është satelit i kuzhinës së Beogradit, ka shkarravitur si gjithmonë duke bërë propagandë dhe gënjyer veten.
Rusët ndalojnë derbin për shkak të Kosovës sepse i pengon shteti ynë.
“Derbi rus midis Zenit dhe Spartak Moskës në Kupën e Rusisë u shndërrua në një festë për sytë dhe veshët e tifozëve në Serbi.
Ndërsa ekipet po luftonin në fushë, nga tribunat bubullonin brohoritjet për Serbinë dhe Kosovën. Rusët konfirmuan edhe një herë se janë vëllezër serbë.
Dihet mirë se tifozët e Spartak Moskës janë në marrëdhënie vëllazërore me tifozët e Yllit të Kuq, dhe se Zeniti është në marrëdhënie të mira me të kuqtë dhe të bardhët sepse kanë të njëjtin sponsor – kompaninë Gazprom”, shkarravit ky medium.



Të tjera
Barçës i duhen së paku 50 milionë euro për ta transferuar Fisnik Asllanin
Konjufca përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB
Produkti që të jep energji në mëngjes më shumë se sa kafja