Polonia dhe Rumania do të vendosin sistem të ri mbrojtës ndaj dronëve rusë
Polonia dhe Rumania po vendosin një sistem të ri armësh për t’u mbrojtur kundër dronëve rusë, pas një vale ndërhyrjesh në hapësirën ajrore të NATO-s në muajt e fundit që vunë Evropën në “ankth”
Sistemi amerikan Merops, i cili është mjaftueshëm i vogël sa mund të identifikojë dronë dhe t’u afrohet atyre, duke përdorur inteligjencën artificiale për të lundruar kur komunikimet satelitore dhe elektronike janë të bllokuara.
Përveç vendosjes në Poloni dhe Rumani, Merops do të përdoret edhe nga Danimarka, thanë zyrtarët ushtarakë të NATO-s, pjesë e një mase për të forcuar mbrojtjen në krahun lindor.
Sipas raportimeve, qëllimi është që kufiri me Rusinë të jetë i armatosur mirë saqë forcat e Moskës të “dekurajohen” nga marrja në konsideratë e kalimit nga Norvegjia në veri në Turqi në jug, thanë zyrtarët.
Nevoja për një teknologji të tillë u bë akute pasi rreth 20 dronë rusë fluturuan në hapësirën ajrore polake në fillim të shtatorit. Avionë miliona dollarësh u ngritën në ajër për të rrëzuar dronët.
Ndërkohë, Rumania më vonë u përball me një ndërhyrje nga dronët, ndërsa u mbyllën përkohësisht aeroportet në Kopenhagen, Mynih, Berlin dhe Bruksel. Sakaq, pati gjithashtu prezencë të dronëve edhe pranë bazave ushtarake në Belgjikë dhe Danimarkë, të enjten./euronews



Të tjera
Vrasje e dyfishtë në Malishevë, Policia konfirmon rastin
Familja e serbit që u rrëmbye në veri bën kallëzim pendal ndaj Radojçiqit dhe ushtrisë serbe
Katër ushqime që ju bëjnë të humbni peshë