Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se sulmi i ShBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane “shënon një kthesë të rrezikshme në një rajon që është tashmë i tronditur”.
“Dy ditë më parë, në këtë sallë, bëra një apel të drejtpërdrejtë: jepini paqes një shans. Kjo thirrje nuk u mor parasysh”, tha ai në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të dielën.
“Në vend të kësaj, bombardimi i objekteve bërthamore iraniane nga Shtetet e Bashkuara shënon një kthesë të rrezikshme në një rajon që është tashmë i tronditur”.
Guterres tha se ai “ka dënuar vazhdimisht çdo përshkallëzim ushtarak në Lindjen e Mesme”, duke shtuar se “populli i rajonit nuk mund të durojë një cikël tjetër shkatërrimi. E megjithatë, tani rrezikojmë të biem në një vrimë miu hakmarrjeje pas hakmarrjeje”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.



Të tjera
Maqedonia e Veriut i fton 8 shqiptarë për ndeshjen e “play-off”-it të Botërorit
Arrestohet një person për fajde në Prizren, katër të tjerë në kërkim – dëm prej 700 mijë eurosh
Trajtimi natyral që qetëson dhimbjet e veshit dhe përmirëson dëgjimin