Pranoi në grup Adem Hoxhën, Ramush Haradinajt i vjen reagimi i ashpër: Turp kur…

Pasi Nisma Socialdemokrate nuk iu bashku grupit parlamentar të AAK-së, ani pse në zgjedhjet e 9 shkurtit kishin garuar në një listë të përbashkët, AAK kishte mbetur me pesë deputetë. E sipas Rregullores së Kuvendit, që një grup parlamentar duhet të formohet duhet të ketë së paku gjashtë deputetë.

E sot Kryetari i Partisë Unike Gorane, deputeti Adem Hoxha, ka kaluar në grupin parlamentar të AAK-së, kështu që me aderimin e Hoxhës, AAK-ja pritet të ketë grup parlamentar të vetin.

“Jemi të hapur për krejt deputetë e komuniteteve që s’kanë grup që të na bashkohen, meqenëse edhe neve na mungon ashtu një deputet për grup. Jemi të hapur për Ademin dhe për tjerë nëse ka…Po, duket po, kemi fillu një marrëdhënie të përbashkët, por ai e konfirmon vetë. Por, ne jemi të hapur edhe për të tjerë nëse s’kanë grup”, deklaroi Ramush Haradinaj.

E se tashmë është pjesë e grupit të AAK-së, e konfirmoi vet Hoxha.

Por kjo lëvizje e Ramush Haradinajt po kritikohet ashpër, pasi dihet se deputeti Hoxha ka qenë në koordinim të vazhdueshëm me Listën Serbe dhe terroristin, Milan Radojeçiq. Së paku kështu shprehet analisti Faton Mehmeti.

“Nuk më befason asnjë veprim i Ramushit qysh kur ka takuar Radojciqin në zyrë të kryeministrit, nga atëherë nuk befasohet nga asnjë veprim i tij”, deklaron Mehmeti.

Image

Faton Mehmeti

“Edhe pse Adem Hoxha është i afërt me Listën Serbe që e kontrollon Radojiciqi, ardhja e tij në grupin e AAK është për të mbajtur gjallë këtë grup parlamentar. Duke njohur Ramushin që për pushtet edhe pranojë faljen e 8200 hekterë Malit të Zi, ky veprim është krejt i pa përfillshem nga ajo çfarë ka bërë dhe mund të bëj ky njeri. Kur humb morali politikë njeriu nuk di as çfarë bën dhe si vepron, lavdia e ushtarit Ramush përfundojë në turpin e politikanit Hardinaj”, shton Mehmeti.

Për fund, Mehmeti thotë se AAK në asnjë mënyrë nuk është dashur ta pranojë Hoxhën në grupin e saj.