Astronomja kosovare, Pranvera Hyseni është shpërblyer me një nga çmimet më prestigjioze në astronominë planetare. Ajo është shpallur fituese e Çmimit “Stephen E. Dwornik” në Astronomi Planetare, i ndarë nga Divizioni Planetar i Shoqatës Amerikane të Gjeologjisë, për prezantimin më të mirë shkencor në nivel doktorature.
Ky vlerësim i rëndësishëm u dha në kuadër të Konferencës së Shkencave Planetare dhe Hënore, e mbajtur në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një konkurrencë të fortë me mbi 2000 pjesëmarrës nga e gjithë bota, prezantimi i saj u dallua për cilësinë e lartë shkencore, qartësinë dhe kontributin e veçantë në fushën e astronomisë planetare.
Ky sukses përbën një dëshmi të përkushtimit dhe potencialit të madh të studiuesve të rinj në arenën ndërkombëtare shkencore, duke e vendosur emrin e saj dhe të vendit që përfaqëson në një nivel të lartë vlerësimi global./



Të tjera
Sfida ime më e madhe ishte Klopp, jo Real Madridi
Metoda se si të përdorni vajin e ullirit për lëkurë dhe flokë më të shëndetshëm
Haxhiu takon ambasadorin e Hungarisë, diskutojnë për forcimin e partneriteteve me vendet evropiane