E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati ka marrë pjesë në kujtimin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Prattipati ka bërë homazhe para Monumentit të Personave të Zhdukur në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë.
Ambasada e SHBA-ve thotë se solidarizohen me familjet e viktimave duke konfirmuar angazhimin për drejtësi.
“E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati iu bashkua kosovarëve në kujtimin e viktimave të zhdukjeve me forcë gjatë konfliktit në Kosovë. Solidarizohemi me familjet e tyre dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për të vërtetën dhe drejtësinë. Çdo familje meriton përgjigje për fatin e të dashurve të tyre”, shkruhet në njoftim.



Të tjera
Në përfaqësitë diplomatike lejohet identifikimi për votim me dokumente të skaduara të vlefshmërisë të Republikës së Kosovës
Në Suharekë pati më shumë se mbështetje, pati besim
Më shumë para në fund të muajit për punëtorë