Safet Gjici i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit nga burgu me kërkesën për t’u liruar.
Kërkesën e tij sot në orën 10:00 do ta shqyrtojë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan gjyqtarja Suela Lika.
Gjici mendohet se i ka kërkuar lirinë Gjykatës për shkaqe shëndetësore. Ai ka vënë në dijeni se do përfaqësohet nga Avokati Markeljan Jançe dhe se nuk do paraqitet vetë në seancë. Gjykata pas shprehjes së vullnetit të të dënuarit Safet Gjici për mospjemarrje në seancë dhe mbrojtjen e tij nga avokati i zgjedhur vendosi të zhvillojë seancën.
Gjici e vuan dënimin në Burgun e Kosovës së Lushnjes dhe prej dy javësh i shtruar në Spitalin e Burgut.



Të tjera
A duhet të takoheni me ish-partnerin?
Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shqipëri e Kosovë
Manifestimet për Epopenë i përmbyllëm në Prekaz – vendin ku historia mori drejtimin e saj