Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz.
Osmani tha se Gjermania ka qenë prej kohësh në krah të Kosovës, si mike, partnere dhe aleate e qëndrueshme.
“Ishte kënaqësi të takohesha me kancelarin Merz në Tiranë gjatë Samitit të Liderëve të EPC-së. Pres me padurim të punoj me kancelarin për të forcuar partneritetin tonë, ndërsa punojmë së bashku drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.
Dje është mbajtur Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku Kosova është përfaqësuar nga e para e vendit, Vjosa Osmani.



Të tjera
Njerëzit e kënaqur nuk prishin jetën e të tjerëve
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri vepra penale
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë