Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek ka deklaruar se pret që këto zgjedhje parlamentare të jenë të qeta dhe demokratike.
Ai pasi ka ushtruar të drejtën e tij të votës në Mitrovicën e Veriut, ka apeluar qytetarët që të dalin të votojnë.
“Pres që kjo ditë zgjedhore të kalojë në një atmosferë të qetë dhe demokratike. I ftoj të gjithë bashkëqytetarët tanë që sot të dalin në numër sa më të madh në vendvotime, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar dhe të zgjedhin ata që do t’i përfaqësojnë nesër, pra të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të vërtetë”, ka thënë Elek.



Të tjera
KQZ sqaron procesin e votimit me asistencë
Këtu mund ta gjeni qendrën tuaj të votimit
Para takimit Zelensky–Trump, Meloni kërkon unitet kundër Moskës