Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë, në kuadër të konsultimeve gjithëpërfshirëse me liderët e subjekteve parlamentare.
Gjatë këtij takimi, Osmani ka dëgjuar këndvështrimet e përfaqësuesve të secilit komunitet lidhur me rrugën përpara për të siguruar funksionimin kushtetues të Kuvendit.
“Presidentja ritheksoi se mbrojtja e rendit kushtetues dhe funksionimi i institucioneve janë prioritete kyçe në interes të qytetarëve dhe të stabilitetit të vendit”, thuhet në njoftimin e Presidencës transmeton KosovaPost.
Derisa paraprakisht, shefja e shtetit, i ka pritur në takim liderët e partive parlamentare të shumicës shqiptare, në funksion të përpjekjeve për zhbllokimin e situatës në Kuvend.



Të tjera
Përfitimet shëndetësore nga përzierja e limonit me vaj ulliri
Përcaktohet data e testeve mjekësore për Füllkrug te Milani
TYM E FLAKË TE KRYEMINISTRIA në Tiranë – Protestuesit sulmojnë me molotov dhe përplasen me policinë