Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka mandatuar sot Glauk Konjufcën nga Vetëvendosja si mandatar të dytë për formimin e Qeverisë, pas dështimit të Albin Kurtit, përcjell KosovaPost.
Në faqen zyrtare, Presidenca ka ndarë një foto nga takimi i Osmanit me Konjufcën, që ndodhi pak para se Osmani të dilte në konferencë e ta kumtonte lajmin për mandatarin.
Ajo i ka uruar suksese Konjufcës.
“Sot, në përputhje me nenin 95, paragrafin 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar z. Glauk Konjufca, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Presidentja Osmani i ka uruar suksese z. Konjufca”, thuhet në njoftimin e Presidencës.



Të tjera
E njoh qytetin dhe sfidat e tij
Trump të hënën do të takohet me presidentin sirian al-Sharaa
12 mënyra për të rënë në peshë pas moshës 40-vjeçare