Bahamas njeh Kosovën

Presidenca shpërndan deklaratën e kryeministrit të Bahameve pas njohjes së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë deklaratën e kryeministrit të Komonuelthit të Bahameve, Philip Davis, pas vendimit të këtij shteti për ta njohur Kosovën, përcjell KosovaPost.

Në deklaratën e tij, kryeministri Davis ka vlerësuar praninë e Presidentes Osmani në Bahamas, duke theksuar domethënien e veçantë të kësaj vizite për vendin e tij.

“Fakti që ju, si Presidente e Kosovës, e keni parë të arsyeshme të na nderoni me praninë tuaj këtu në Bahamas ka një domethënie të veçantë për ne”, ka thënë Davis.

Presidentja Osmani e ka shpërndarë këtë deklaratë si shenjë mirënjohjeje pas njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës nga Bahamas, duke e cilësuar këtë vendim si hap të rëndësishëm në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Njohja nga Bahamas vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike të Kosovës për zgjerimin e rrjetit të njohjeve dhe forcimin e marrëdhënieve me shtetet partnere në arenën .