Begaj nënshkruan dekretin për thirrjen e Legjislaturës së 11-të: Shqipëria në moment historik drejt BE-së

Presidenti Begaj përshëndet njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Siria

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur vendimin e Republikës Arabe të Sirisë për të njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, transmeton KosovaPost.

Në një postim në rrjetin social amerikan X, Begaj shkroi: “Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan. Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje!”

Njohja vjen pas një takimi trepalësh të zhvilluar në Riad mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Presidentit të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, dhe Princit të Kurorës të Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman.

Me njohjen e Sirisë, tani Kosova njihet nga 120 shtete të botës.