Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begajn, ka uruar kryeministrin Albin Kurti për mandatin e ri.
Begaj ka premtuar vijimin e “mbështetjes vëllazërore” për Qeverinë dhe qytetarët.
“Urime Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit z. Albin Kurti! I uroj suksese në mandatin e ri, në drejtimin e Qeverisë drejt progresit, zhvillimit dhe begatisë së popullit të Kosovës.
Shpreh bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit dhe qytetarëve do të udhëheqin të gjithë klasën politike të Kosovës në përballimin e sfidave që janë përpara. Ju sigurojmë për vijimin e mbështetjes vëllazërore për Qeverinë tuaj dhe bashkëkombasit tanë”, ka shkruar Begaj.
Qeveria Kurti 3 u votua mbrëmë me 66 vota.



Të tjera
Oda Ekonomike Amerikane mirëpret konstituimin e institucioneve të reja
Miku im Albin, të uroj suksese në avancimin e Kosovës
Arrestohen 12 persona në Junik për bixhoz të paligjshëm