Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, mbërriti në Kuvajt për të kryer takime zyrtare, raporton Anadolu.
Avioni i presidentit Erdoğan u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit dhe u prit me një ceremoni zyrtare nga Emiri i Kuvajtit, Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah.
Në ceremoni ishin të pranishëm ministrja e Punëve Publike e Kuvajtit, Dr. Noura Mohammed Al-Mashaan, ministri i Mbrojtjes, Abdullah Ali Al-Sabah, ministra të tjerë, zyrtarë kuvajtianë dhe zyrtarë nga Ambasada e Turqisë në Kuvajt.
Gjatë vizitës së tij për në Kuvajt, Presidenti Erdoğan shoqërohet nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, si dhe nga ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Şimşek, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, zëvendëskryetari dhe zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ömer Çelik, zëvendëskryetari i AK Partisë dhe shefi i Politikave Shëndetësore, Halit Yerebakan, zëvendëskryetarja e Grupit të AK Partisë, Özlem Zengin, drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Burhanettin Duran, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), İbrahim Kalın, drejtori i Industrive të Mbrojtjes Presidenciale, Haluk Görgün dhe këshilltari kryesor i Presidencës për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çağatay Kılıç.
Pas ceremonisë, Presidenti Erdoğan u nis për në Pallatin Bayan, ku do të zhvillohen takime dypalëshe me Emirin e Kuvajtit, Sheikh Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah dhe takime mes delegacioneve.
Erdoğan pritet të marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga Emiri i Kuvajtit pas bisedimeve dhe nënshkrimit të marrëveshjeve midis dy vendeve.
Të tjera
Haaland arrin rekordin e Cristiano Ronaldos
Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake
Duket sikur po e nënshkruan kapitullimin e LDK-së