Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të vizitojë Kosovën javën e ardhshme.
Kjo do të jetë vizita e tij e parë në kuadër të një turneu ballkanik, që prej marrjes së detyrës në krye të Bashkimit Evropian.
Vizita në Prishtinë është e planifikuar për të mërkurën, më 14 maj. Një ditë më herët, ai do të qëndrojë në Beograd — vizitë që vjen pak ditë pas udhëtimit të presidentit serb në Rusi, pavarësisht vërejtjeve të Brukselit lidhur me pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e Ditës së Fitores në Moskë.
Zyrtarët evropianë e arsyetojnë vendimin për të mos anashkaluar kryeqytetin serb me angazhimin e institucioneve dhe mbështetjen për të gjitha vendet e rajonit. Sipas tyre, puna dhe zhvillimet në shtetet e Ballkanit Perëndimor më vonë reflektohen përmes vendimeve të marra në Këshillin e BE-së, raporton për televizionin publik, Gjeraqina Tuhina nga Brukseli.
Bashkësia Politike Evropiane është një nismë pan-evropiane që daton nga viti 2022, e themeluar me iniciativën e presidentit francez Emmanuel Macron.
Ajo bashkon mbi 40 liderë nga shtetet e kontinentit evropian dhe institucionet e BE-së.
Ky forum shërben për të diskutuar të ardhmen e përbashkët të Evropës, çështjet e sigurisë dhe mbrojtjen e demokracisë.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë