Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, duke e cilësuar rezultatin si “mbresëlënës”.
Përmes një postimi në platformën “X” (ish-Tëitter), Costa shpreh urimet e tij për mandatin e katërt të Ramës në krye të qeverisë shqiptare, duke shtuar se mezi pret ta takojë personalisht në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që mbahet nesër në Tiranë.
“Urimet më të përzemërta, i dashur Edi Rama, për këto rezultate mbresëlënëse në zgjedhje. Mezi pres të të uroj personalisht nesër në Tiranë”, shkruan Costa.eu.



Të tjera
Gjashtë ushqime që ju ndihmojnë të flini më mirë
“Nëse jetoni në të kaluarën, do të vdisni në të kaluarën”, këshillat që ju duhen për sukses
Të flini pranë dikujt që gërhet mund t’ju shkakton probleme serioze shëndetësore