Një foto me mbishkrimin “President Trump: The President of Peace” është shpërndarë në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit në Facebook, duke e paraqitur presidentin amerikan Donald Trump si liderin që “përfundoi tetë luftëra në tetë muaj”.
Në posterin e publikuar, listohen disa vende ku thuhet se Trump ka ndërmjetësuar për t’i dhënë fund konflikteve: Kosova dhe Serbia, Izraeli dhe Irani, Armenia dhe Azerbajxhani, Egjipti dhe Etiopia, si dhe Izraeli dhe Hamasi.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë së fundi ka arritur të sigurojë një marrëveshje në mes te Hamasit dhe Izraelit, gjë që ka rezultuar edhe me armëpushim dhe zhvendosje të forcave izraelite nga Gaza.
Trump, ka paralajmëruar se pas krizës në Lindjen e Mesme, do të merret edhe me konfliktin në mes të Pakistanit dhe Afganistanit.



Të tjera
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
Prokuroria autorizon policinë për intervistimin e të dyshuarve në Viti për manipulim me vota
Ish-komandanti i UÇK-së mbështet edhe një mandat për Vjosa Osmanin, pavarësisht kritikave