Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e festës kombëtare të Kosovës.
Në letrën zyrtare të datës 17 shkurt 2026, Mattarella përcjell “urimet më të mira të popullit italian, si dhe urimet e mia personale”, duke theksuar marrëdhënien e ngushtë të miqësisë mes dy vendeve.
Presidenti italian vlerëson bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Romës dhe Prishtinës, duke nënvizuar angazhimin e përbashkët për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Ai thekson se ky bashkëpunim përbën bazë të fortë për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha të ndryshme.
Në mesazhin e tij, Mattarella riafirmon mbështetjen e palëkundur të Italisë për rrugëtimin evropian të Kosovës dhe të gjithë rajonit. Sipas tij, arritja e këtij objektivi mbetet thelbësore, ndërsa Italia do të vazhdojë të kontribuojë në këtë drejtim.
Po ashtu, ai thekson rëndësinë e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Beogradin, duke kërkuar një shtysë të re për avancimin e dialogut.



Të tjera
Buzhala e Rexhaj sërish përballë, e nisin emisionin me ironi: A janë shishet e plastikës
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
Abdixhiku: Urime Kosovë, 18 vjet shtet, vazhdojmë