Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka uruar Kosovën për konstituimin e Kuvendit, dhe kryetaren e sapo zgjedhur të këtij institucioni, Albulena Haxhiut.
Ai është shprehur se Shqipëria do të vijojë të qëndrojë pranë Kosovës.
“Punime të mbara Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën X! Urime, znj. Albulena Haxhiu, për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit! Shqipëria do të vijojë të qëndrojë pranë Kosovës, në mbështetje të institucioneve demokratike të saj dhe rrugëtimit Euroatlantik!”, ka shkruar Begaj.



Të tjera
Vonesë rreth gjysmë orëshe, Kuvendi ka njoftuar se seanca për votimin e Kurtit 3 është në ora 20:00
Osmani mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë së re
Në seancën e parë do të procedohet Rezoluta për gjykim të drejtë në Hagë, presim mbështetjen e të gjithëve