Presidenti turk i thotë homologut sirian se “eliminimi i plotë i te*rrorizmit” është jetik për Sirinë dhe rajonin

Presidenti turk i thotë homologut sirian se “eliminimi i plotë i te*rrorizmit” është jetik për Sirinë dhe rajonin

Eliminimi i plotë i terrorizmit nga territori sirian është i domosdoshëm si për Sirinë, ashtu edhe për gjithë rajonin, i ka thënë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan homologut të tij sirian Ahmad al-Sharaa gjatë një bisede telefonike të dielën, transmeton Anadolu.

“Mbështetja e Turqisë për Sirinë në shumë fusha, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit, do të vazhdojë të rritet”, i ka thënë Erdogan al-Sharaas, bëri të ditur drejtori i Komunikimeve i Turqisë, Burhanettin Duran, në një deklaratë në platformën sociale turke NSosyal.

Gjatë bisedës u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në Siri, ndërsa Erdogan theksoi se Turqia i kushton rëndësi integritetit territorial, unitetit, kohezionit, stabilitetit dhe sigurisë së Sirisë.