Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, u takua sot me presidentin sirian, Ahmad al-Sharaa, në Stamboll, raporton Anadolu.
Erdoğan e priti al-Sharaan me një ceremoni zyrtare në Zyrën Presidenciale në Pallatin Dolmabahçe.
Në takim morën pjesë ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, shefi i inteligjencës, Ibrahim Kalın, kreu i Sekretariatit të Industrive të Mbrojtjes të Turqisë, Haluk Görgün, ministri i Jashtëm sirian, Asaad al-Shaibani, dhe disa zyrtarë të tjerë.
Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura.



Të tjera
Kurti nga Mitrovica, premton investime në FSK, Trepçë dhe mirëqenie sociale
Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimin e reformave
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën