Presidentja dekoron Harry Bajraktarin me `Urdhrin e Lirisë`

Presidentja dekoron Harry Bajraktarin me `Urdhrin e Lirisë`

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë sot Urdhrin e Lirisë për Harry Bajraktarin, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

 

Në ceremoninë e organizuar, u theksua se për më shumë se tre dekada, Bajraktari ka qenë një nga zërat më të fuqishëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qysh në vitet e hershme, ai ka bashkëpunuar ngushtë me presidentin Ibrahim Rugova, duke përfaqësuar kauzën e Kosovës para institucioneve amerikane në një periudhë vendimtare.

Ai u vlerësua gjithashtu për mbështetjen e pandalshme ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe për rolin e tij në mobilizimin e komunitetit shqiptaro-amerikan në arenën ndërkombëtare.

“Me përkushtim të pandalur, ai ka ndërtuar ura të rëndësishme bashkëpunimi me Shtëpinë e Bardhë, Kongresin amerikan dhe me udhëheqës të tjerë në SHBA, duke mbështetur Kosovën në momentet vendimtare dhe duke qëndruar krah popullit tonë. Harry Bajraktari, faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën”, ka deklaruar Osmani.