Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Serbia vazhdimisht po përpiqet të dëmtojë sovranitetin e Kosovës përmes destabilizimit, dezinformimit dhe duke përkrahur grupe terroriste.
Sipas saj, fuqizimi i aleancës me vendet demokratike është përgjigjja më e mirë ndaj Serbisë, e cila, siç tha ajo, është dorë e zgjatur e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.
E para e vendit, në një fjalim para studentëve në Universitetin e Berlinit të enjten, tha se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ajo theksoi se Kosova nuk kërkon privilegje për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por proces meritor dhe drejtësi.
Osmani: Serbia vazhdimisht po përpiqet të dëmtojë sovranitetin e Kosovës
Osmani: Kosova nuk kërkon privilegje për anëtarësim në BE, por proces meritor
“Zgjerimi i BE-së nuk është një proces burokratik që mund të vonohet. Është imperativ strategjik që duhet përqafuar. Çdo lloj ngurrimi krijon hapësirë për aktorë keqdashës që duan ta mbushin atë. Çdo vonesë trimëron ata që nuk e kanë të njëjtën vlerë që e kemi ne. Kosova nuk kërkon privilegje. Kosova kërkon drejtësi për proces meritor dhe as shkurtesa. Një rrugë, shteg i qartë, kredibil, por respekt për punën që kemi bërë dhe reformat që vazhdojmë t’i ndërmarrim… Kemi parë shumë herë se një shtet anëtar bllokon vullnetin e të gjithë të tjerëve. Mendoj se zgjerimi duhet të shihet nga një këndvështrim më i gjerë. Po e shikoni Ballkanin Perëndimor si rajon, ka ardhur momenti ta shihni si potencial dhe jo si barrë. Nëse i bëjmë detyrat e shtëpisë dhe të gjitha reformat, duhet të ketë një shteg për të na hapur derën dhe futur brenda”, theksoi Osmani.
Në anën tjetër, Osmani tha se demokracia në Kosovë vazhdimisht po përforcohet, derisa përmendi organizimin e zgjedhjeve të lira dhe garuese, madje sipas saj, më të mirat në rajon, raporton KosovaPress.



Të tjera
Gashi kritikon rolin e ambasadorëve të QUINT-it: Nga ndërhyrjet e dikurshme te ndikimi i sotëm
Zgjedhjet që ‘tronditën’ BDI-në: Paralajmërimi i fortë, fundi i epokës së Ali Ahmetit
Gjykata e Kosovës vazhdon procesin ndaj Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq për krime lufte