Presidentja fton në takim përfaqësuesit e partive në orën 13:00

Presidentja fton në takim përfaqësuesit e partive në orën 13:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të nisë sot konsultimet me përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Nga Presidenca kanë konfirmuar për RTKlive se takimi me përfaqësuesit e partive politike do të mbahet në orën 13:00.

 

Sot në mëngjes, presidentja Vjosa Osmani ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës.

Ajo në një konferencë për media tha se dështimi i deputetëve të Kuvendit për të zgjedhur presidentin në afatin kushtetues e ka shtyrë Kosovën në zgjedhje të reja.