Personaliteti botëror i sportit, Hasan Arat është dekoruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me vlerësim të kontributit të tij të çmuar në sportin ndërkombëtar, si dhe të rolit dhe përkushtimit të tij në procesin e kandidimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, raporton Ekonomia Online.
Në ceremoninë e dekorimit, e para e shtetit vlerësoi lartë kontributin e Arat në promovimin e sportit të Kosovës.
E Arat ishte i nderuar me marrjen e medaljes presidenciale.
Aty ai u shpreh se promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare e bënë me shumë zell, teksa shton se populli i Kosovës duhet të ndihet krenar me të arriturat në sport si dhe me organizimin e Lojërave Mesdhetare që do të bëhet pas katër vitesh.
Arat është biznesmen dhe administrator sportiv nga Turqia, por me prejardhje shqiptare. Në karrierën e tij sportive ka qenë basketbollist, ndërsa si udhëheqës është anëtar i Komitetit Olimpik të Evropës, ish-nënpresident i Komitetit Olimpik të Turqisë, kryetar i komisionit koordinues për Lojërat Evropiane Krakoë 2023, udhëheqës i kandidaturës së Stambollit për organizimin e LO 2020, ish-anëtar i komisioneve të ndryshme në IOC e ANOC, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Botërore të Atletikës, etj. Së fundi (2023-2024), e për më shumë se një vit ishte president i klubit të madh turk të futbollit, Beshiktash.





Të tjera
Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër të bankave
Hapet afati kalimtar në basketbollin e Kosovës
Metoda për të trajtuar lëkurën kur ju vrasin këpucët