Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë politike parlamentare në takim konsultativ për ditën e enjte, me qëllim të caktimit të datës së zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme.
Siç raportojnë mediat, takimi pritet të mbahet në ora 10:30 në Presidencë.
“Ftoheni në një takim të përbashkët konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, thuhet në ftesë.
Ky zhvillim vjen pas dështimit të të propozuarit të dytë për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, për të siguruar shumicën e nevojshme të votave në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës për formimin e qeverisë së re.
Takimi i thirrur nga presidentja Osmani pritet të jetë vendimtar për përcaktimin e hapave të mëtejshëm drejt organizimit të zgjedhjeve të reja parlamentare.
Zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë u zhvilluan më 9 shkurt të këtij viti dhe që atëherë nuk është arritur të formohet qeveria e re e vendit.



Të tjera
Mbahet gara “qytetari më dembel” në Mal të Zi
Si të dukemi më të rinj? 9 gjëra që këshillojnë dermatologët
7 përfitime nga dushi i mëngjesit me ujë të ftohtë