Presidentja Osmani hap dyert e Forumit për Gratë – Delegatë nga 45 vende fillojnë të mbërrijnë në Kosovë

Arrin në Kosovë edhe ministri i jashtëm i Tanzanisë, pjesëmarrës në Forum

Ministri i Jashtëm i Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo, ka arritur në Kosovë. Ai ka ardhur me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, dhe do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ai ka ardhur me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani, dhe do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Prishtina gjatë dy ditëve të ardhshme do të nikoqire e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Në këtë forum pritet të marrin pjesë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete.

Arrin në Kosovë delegacioni nga Antigua dhe Barbudas

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se ka mbërritur në vend kreu i Shtetit të Antigua dhe Barbudas, Guvernatori i Përgjithshëm Sir Rodney Williams dhe Zonja e Parë Lady Sandra Williams.

“Guvernatori i Përgjithshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe do të jetë pjesëmarrës i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nën udhëheqjen e Presidentes Osmani”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Duke filluar nga ora 15:00, presidentja Osmani do t’i pret ata me një ceremoni shtetërore.

Prishtina gjatë dy ditëve të ardhshme do të nikoqire e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Në këtë forum pritet të marrin pjesë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete.