Presidentja Osmani: Koha që BE-ja t’i largojë masat e padrejta ndaj Kosovës

20.03.2025 – 14:37

Osmani: Letonia e kupton më së miri pozicionin tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar për media pas takimit që ka zhvilluar sot me presidentin e Letonisë Edgars Rinkēvičs.

Ajo ka thënë se Letonia është partnere e fuqishme e Kosovës sot, dhe se ajo e kupton më se miri pozicionin tonë pasi që edhe ajo si Kosova, ka një të kaluar të dhimbshme dhe kufizohet me shtete fqinje agresore.

‘’Letonia sot është partnere e fuqishme e Kosovës, ju keni përkrahur edhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Sot dua të shpreh falënderimet tona të sinqerta. Letonia e kupton më se miri pozicionin  e Kosovës, duke qenë se të dy vendet tona kanë një të kaluar të dhimbshme dhe shumë të vështirë, dhe kufizohemi me shtete fqinje agresore. Si Letonia ashtu edhe Kosova jemi të përkushtuar thellë për vlerat euroatlantike.

Kosova vërtetë ka nevojë për kampionë sikurse ju. E ardhmja e Kosovës në BE nuk është jetike vetëm për ne si Kosovë, por mbetet parakusht edhe për një Evorpë të lirë të plotë dhe në paqe’’, ka thënë ajo mes tjerash.

Osmani: Koha që BE-ja t’i largojë masat e padrejta ndaj Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics ka falënderuar shtetin e tij që mbështet Kosovën në shumë fusha, gjersa kërkoi nga Bashkimi Evropian që t’i largojë masat e padrejta ndaj Kosovës.

Osmani në konferencën e përbashkët për media tha se vizita e presidentit Rinkevics tregon për marrëdhëniet e ngushta ndërmjet Kosovës dhe Letonisë.

Ajo tha se Letonia është një partnere e fuqishme e Kosovës dhe ka përkrahur anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, duke kontribuar kështu në fuqizimin e shtetit të Kosovës.

Letonia e kupton më së miri pozicionin e Kosovës pasi dy vendet tona kanë një të kaluar të dhimbshme  dhe shumë të vështirë dhe kufizohen me shtete agresore”, tha ajo.

E para e shtetit të Kosovës tha se qytetarët e Kosovës ka nivelin më të lartë të besueshmërisë karshi BE-së.

“Prandaj, është edhe koha që me prioritet të largohen masat që Bashkimi Evropian i ka ende në fuqi ndaj Kosovës dhe sa më shpejt të gjendet metoda për statusin e vendit kandidat të Republikës sonë”, tha ajo.

​Osmani në takim me presidentin e Letonisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics.

Pas takimit Osmani dhe Rinkevics do të mbajnë konferencë për media.