Presidentja Vjosa Osmani ka folur mbi rëndësinë e njohjes nga Siria për Kosovën.
Ajo në një konferencë për media ka thënë se Kosova meriton njohje të pavarësisë së saj, pasi ajo është në përputhje të plotë me vullnetin tonë, por dhe me të drejtën ndërkombëtare.
“Ne me Sirinë kemi punuar që një kohë të gjatë, që nga ardhja në pushtet e autoriteteve e reja në Sirinë e lirë, unë kam rënë në kontakt menjëherë pas disa ditësh me ndihmën e shtetit turk, kam rënë në kontakt me autoritetet e reja dhe me lidershipin e ri të Sirisë. Qe nga ajo periudhë, kabineti im ka qenë në kontakt me presidentin e Sirisë, kabinetin e Sirisë, kabinetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe takimin e parë e kemi pasur në prill të këtij viti dhe ka qenë një takim i shkëlqyer, ku kemi diskutuar jo vetëm për vuajtjet e njëjta që kemi kaluar, por edhe si mund ta mbështesim si shtete njëra-tjetrën në fuqizimin ndërkombëtar. Ne edhe pas atij takimi, kemi qenë në kontakt me ekipin e Sirisë dhe momenti i njohjes u përmbyll në Arabinë Saudite dhe me mbështetje e vazhdueshme të Turqisë dhe Princit të Kurorës së Arabisë Saudite që ta bëjë bashkë dhe akti i njohjes të kryhet aty. Mendoj se është një akt me rëndësi historike”, ka thënë Osmani.
Siria është bërë vendi i 120-të që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.



Të tjera
Morena Taraku nuk e bleu me para “Bentlyn” luksoz, kjo është mënyra
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026