Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raporton Ekonomia Online.
Takimi po zhvillohet në objektin presidencial, ndërsa mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.
Pas këtij takimi, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Takimi mes tyre do të mbahet në objektin e Kuvendit të Kosovës, dhe jo në zyrat e Qeverisë.
Deri më tani, nuk është bërë e ditur nëse pas këtyre takimeve do të mbahet ndonjë konferencë për media.



Të tjera
Mesfushori kosovar Valon Berisha shumë pranë transferimit në Bosnje
Rashiq shprehet i gatshëm ta votojë Osmanin, por fillimisht kërkon takim me të
IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për tr@fikimin e n@rkotikëve