Këshilltari i Albin Kurti dhe zyrtar i Lëvizja Vetëvendosje, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvendi i Kosovës lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Zulfaj ka deklaruar se Vetëvendosje ka respektuar plotësisht Kushtetutën gjatë gjithë procesit.
“Lëvizja Vetëvendosje e respektoi Kushtetutën në plotni”, ka shkruar ai.
Ai shtoi se partia në pushtet ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm kushtetues për zhvillimin e procesit të zgjedhjes së presidentit.
“Vendosi dy kandidatë që të ketë garë. PDK dhe LDK së bashku kanë 37 deputetë, por nuk sollën asnjë kandidat. Filloi seancën që të niste procedura brenda afatit. Bëri të gjitha veprimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, deri te konstatimi i prezencës së deputetëve në sallë”, ka theksuar Zulfaj.
Ai shpjegoi se seanca u ndërpre për shkak të mungesës së deputetëve në sallë dhe do të vazhdojë sapo të sigurohet prezenca e tyre.
“Ndërpreu seancën për mungesë të deputetëve, për ta vazhduar kur ata të kthehen në sallë, siç e kanë obligim dhe detyrim kushtetues”, deklaroi ai.
Zulfaj akuzoi gjithashtu opozitën për bojkot të proceseve institucionale, duke përmendur zhvillimet e vitit të kaluar.
“Vitin e kaluar na humbën kohë duke bojkotuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit; tash duan të na humbin kohë sërish duke bojkotuar zgjedhjen e presidentit. Por presidenti duhet të zgjedhet”, përfundoi ai.
Ky reagim vjen pas seancës së dështuar për zgjedhjen e presidentit, e cila u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend.



Të tjera
Sylvinho dhe stafi i tij vëzhgojnë futbollistët shqiptarë që luajnë në Turqi
Unë i marr 80 deputetë
Helmimi me ushqim – çfarë duhet të bëni për t’u shëruar