Presidentja e vendit, Vjosa Osmani priti sot në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë, znj. Anu Pratipati.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe shumicës së nënkryetarëve, si dhe hapat e mëtejshëm drejt konstituimit të plotë të Kuvendit.
Në mesin e temave të diskutuara ishte edhe bashkëpunimi dypalësh, ku u rikonfirmua gatishmëria për avancimin e mëtejshëm në fusha me interes strategjik për të dyja vendet.
Në prag të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ku Presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe këtë vit si kryesuese e delegacionit të Kosovës në cilësinë e saj si Kreu i shtetit, u diskutua për agjendën si dhe pritshmëritë nga takimet dhe aktivitetet e planifikuara.



Të tjera
Arr*estohen në flagrancë dy të dyshuar për f@jde, i kërkonin viktimës shtëpinë e lokalet në vlerë rreth 1 milion euro në emër të kamatave
Dënohet me një vjet bur*gim me kusht A.I që kër*cënoi gazetarët në Gjykatë
Kërkesa e presidentes për mineralin erdhi vetëm një ditë para udhëtimit