Presidentja Vjosa Osmani është takuar me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Anu Prattipati.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati.”
Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon dhe për ecurinë e formimit të institucioneve të reja.
Po ashtu ato kanë biseduar “edhe një sërë çështjesh të tjera që lidhen me marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
“Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, situata e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, si dhe ecuria e formimit të institucioneve të reja. Gjithashtu, gjatë takimit u trajtuan edhe një sërë çështjesh të tjera që lidhen me marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në fushat me interes të përbashkët, në veçanti fushën e mbrojtjes, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.”



Të tjera
Pije me majdanoz për stimulimin e tretjes
Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?
Izraeli miraton vendbanimet e reja në Bregun Perëndimor