Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është pritur sot në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Takimi është mbajtur në kuadër të konsultimeve të presidentes me partitë politike, pas zhvillimeve të fundit në skenën politike dhe procesit të mundshëm të formimit të qeverisë së re.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka konfirmuar për Tëvë1 se në këtë takim Abdixhiku ka paraqitur qëndrimet e partisë lidhur me situatën aktuale politike.
“Po, ka qenë në takim, në lidhje me zhvillimet e fundit për të paraqitur qëndrimet e LDK-së,” tha Mustafa.
Takimi i kreut të LDK-së me presidenten vjen në të njëjtën ditë kur Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku është votuar propozimi për Glauk Konjufcën si mandatar i dytë për formimin e qeverisë.
Presidentja Osmani ka afat deri nesër për të vendosur nëse do të mandatojë një emër tjetër për kryeministër apo nëse vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.



Të tjera
Presidenca ndan foto nga momenti kur Osmani e mandatoi Konjufcën për Kryeministër
Çka është “gjumi i pastër”?
Detyrimi im është për të parë se kush i ka nga ata gjasat më të mëdha, Konjufca më bindi