Presidentja Osmani takon ambasadoren greke, diskutojnë për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin

Presidentja Osmani takon ambasadoren greke, diskutojnë për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Heleni Vakali, me të cilën diskutoi për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë.

Në njoftimin e Presidencës theksohet se gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, bashkëpunimin rajonal si dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

“Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit me Greqinë në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm”, thuhet në njoftim, transmeton KosovaPost.