Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë takimit me kryeministren e Islandës, Kristrun Frostadottir, shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Islanda i ka dhënë Kosovës në forcimin e pozitës ndërkombëtare, duke përfshirë procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Gjatë bisedës u diskutuan gjithashtu projekte me interes të ndërsjellë dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Në takimin me Kryeministren e Islandës, Kristrún Frostadóttir, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur që Islanda i ka dhënë Kosovës në forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare, në veçanti për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Biseduam gjithashtu për projekte me interes të ndërsjellë dhe për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Osmani në Facebook, transmeton KosovaPost.



Të tjera
Çfarë duhet të bëni kur keni dhimbje të forta barku?
Bujar Pllana bëhet zyrtarisht pjesë e Kombëtares së Shqipërisë
“Camp Nou” po mbushet, rritet kapaciteti për ndeshjen e vikendi