Presidentja Osmani takon kryeministrin e Bahamas, diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Presidentja Osmani takon kryeministrin e Bahamas, diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në SHBA.

Atje e parë e vendit sot është takuar me kryeministrin e Bahamas, Philip Davis.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani e ka quajtur përmbajtësor takimin me kryeministrin e Bahams.

“Shpreha përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për t’i zhvilluar tutje marrëdhëniet dypalëshe me Bahamas si hap i rëndësishëm për shtetet tona dhe qytetarët tanë. ”, ka shkruar Osmani.