Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Holandës gjatë një takimi me kryeministrin holandez, Dick Schoof.
Në qendër të bisedës ishte samiti i ardhshëm BE – Ballkani Perëndimor dhe përparimi i Kosovës në rrugën e integrimit evropian.
Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Holandës dhe nënvizoi angazhimin për të thelluar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Kosova vlerëson marrëdhëniet e forta me Holandën dhe jemi të përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin tonë,” ka shkruar ajo në rrjetin social X, duke përmendur gjithashtu rëndësinë e diskutimeve për të ardhmen evropiane të Kosovës.
Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën, duke pasur parasysh përgatitjet për samitin BE – Ballkani Perëndimor, ku pritet të trajtohen çështje kyçe për rajonin dhe integrimin evropian.



Të tjera
SHBA lejon cisternat iraniane të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit për të ruajtur furnizimin global
Ministri Gashani viziton Brezovicën dhe ndjek nga afër aktivitetet e projektit “Drejt Malit”
Zbulohet arsyeja pse një stadium është tërhequr nga organizimi i ndeshjeve të Botërorit 2030