Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Japoni, është takuar në Tokio me Kryetarin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), Tanaka Akihiko.
Bëhet e ditur se në takim u diskutua për projektet aktuale dhe ato të ardhshme që JICA mbështet në Kosovë, me fokus në zhvillim të qëndrueshëm, infrastrukturë dhe ndërtim të kapaciteteve institucionale.
Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e partneritetit të gjatë dhe të qëndrueshëm me JICA-n, duke vlerësuar lartë përkushtimin e kësaj agjencie për të ndihmuar zhvillimin ekonomik dhe progresin e Kosovës, thuhet në njoftimin e Presidencës.
“Kosova e vlerëson thellësisht partneritetin me JICA-n gjatë viteve dhe përkushtimin e palëkundur për të mbështetur rritjen ekonomike dhe progresin e vendit tonë”, ka deklaruar Osmani.



Të tjera
Ekipi i Trumpit i “frustruar” me Netanyahun nga frika se po minon procesin e paqes
Ata para nesh e lodhën veturën ‘në të parën, ne jemi në të tretën’
Mesazhi prekës i Xhakës për tifozin e Sunderland